Paundi britanik shënon rritje pas tërheqjes së Johnson-it

schedule14:32 - 24 Tetor, 2022

schedule 14:32 - 24 Tetor, 2022

Bursa e Londrës njoftoi këtë të hënë se lajmi që Rishi Sunak mund të jetë në krye të qeverisë, ka ndikuar në vlerën e  paundit britanik, sipas mediave të huaja.

Dorëheqja nga gara e Boris Johnsonit për kreun e ekzekutivit është pritur mirë në tregjet ndërkombëtare, duke sjellë rritje të vlerës së monedhës angleze.

Analistët financiarë thonë se tregjet kërkojnë stabilitet politik, dhe zgjidhja e krizës në Westminister ka ndikuar në rritjen e vlerës së paundit. Inflacioni, lufta në Ukrainë dhe pandemia kanë ndikuar që anglezët të kërkojnë masa më të forta për të përballuar krizën energjitike dhe atë të çmimeve të ushqimeve.

Më herët, për shkak të politikave fiskale të qeverisë Truss, paundi britanik filloi të kishte luhatje të forta derisa Banka Qendrore Britanike  u detyrua të ndërhynte për të stabilizuar krizën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!