Paund digjital? Mbretëria e Bashkuar pritet të marrë vendim brenda dy vitesh

schedule15:27 - 15 Janar, 2025

schedule 15:27 - 15 Janar, 2025

Banka e Anglisë ka njoftuar se vendimi nëse do të zbatohet një paund digjital nuk do të merret deri në vitin 2027. Në një përditësim të fundit mbi eksplorimin e konceptit, banka qendrore e Mbretërisë së Bashkuar përshkroi planet për të përfunduar fazën e saj të projektimit gjatë dy viteve të ardhshme para se vendosë nëse do të vazhdojë përpara.

Banka e Anglisë (BoE) theksoi se vendimi do të përfshijë një shqyrtim të kujdesshëm të zhvillimeve në tablon e pagesave dhe ndikimet më të gjera të politikës.

“Pas përfundimit të fazës së projektimit gjatë dy viteve të ardhshme, përfshirë marrjen parasysh të zhvillimeve në tablon më të gjera të pagesave, banka dhe qeveria do të vlerësojnë rastin e politikës për një paund digjital dhe do të përcaktojë nëse do të vazhdohet ose jo”, njoftoi BoE.

Nëse vendoset paundi digjital, sipas bankës, do të kërkohet edhe një miratim nga parlamenti.

BoE gjithashtu u përpoq të qetësojë shqetësimet për privatësinë, duke pohuar se as banka dhe as qeveria nuk do të kenë aftësinë për të monitoruar prirjet individuale të shpenzimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!