Paulo Dybala telenovelë e pastër, shtyhet takimi për rinovimin

schedule17:43 - 9 Mars, 2022

schedule 17:43 - 9 Mars, 2022

Telenovelë e vërtetë është kthyer e ardhmja e Paulo Dybala. Ishte programuar që menaxheri i sulmuesit, Jorge Antun, të takohej me drejtuesit bardhezi ditën e nesërme.

Ai takim, sipas asaj që shkruan Sky Sport Italia, është shtyrë. Përfaqësuesit e Dybala ndodhen në Torino dhe tani situata është bërë e paqartë.

Oferta e Juventusit, me 7 milionë euro dhe 3 milion euro të tjera bonuse nuk duket shumë bindëse, ndërkohë që edhe Interi thuhet se e ka bërë një propozim më të mirë.

Klube të tjera që lakohen si të interesuara për Dybala janë edhe Barcelona dhe Tottenham. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!