Lautaro Martinez këtë sezon ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Interit. Sulmuesi argjentinas, kampion bote në Katar me Argjentinën, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në ekip me golat, mentalitetin dhe karakterin, drejtuesit zikaltër kanë vendosur ta bëjnë kapitenin e skuadrës.
Ish-mesfushori legjendar i Manchester United, Paul Scholes, tha për “BT Sport” se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do t’i përshtatej lojës së Ten Hag më mirë se Osimhen.
“Unë mendoj se nigeriani është një lojtar i madh, por ai do t’i përshtatej Chelseat, ndërsa Lautaro do të ishte ideal për Ten Hag dhe Manchester United”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al