Efektivi i policisë rrugore Selami Lusha i cili ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur në Rrugën e Arbrit është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës.
Burime për Abc bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë. Në Gjoricë të Bulqizës efektivi i patrullës së policisë rrugore ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sens të kundërt duke goditur mjetin tip Benz të drejtuar nga Zenel Murra.
Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Burimet bëjnë me dije se punonjësi i policisë është në gjendje më të rëndë. be.k/abcnews.al