Nëpërmjet një vendimi të Gjykatës së Posaçme, SPAK detyron Lapsi.al të dorëzojë materialin bruto të databazës që përmban të dhënat personale të qytetarëve, të mbledhura nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Në mbrojtje të burimit, drejtues të Lapsi nuk pranuan të jepnin të dhënat, ndërkohë SPAK e ka parë të nevojshme posedimin e saj, për hetimet që po kryhen.
Në lidhje me patronazhistët, të cilët kanë grumbulluar të dhënat e së paku 910 mijë votuesve në Tiranë në një databazë të vetëm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nuk e cilësoi si një diçka negative, madje ai u shpreh se të qenit patronazhist, është klasa e parë e politikës. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra bën të ditur se dy drejtuesit e portalit në fjalë, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati nuk kanë pranuar që të dorëzojnë “database”. Por ka qene prokurorja e SPAK Enkeleda Millonaj, e cila ka kërkuar nga gjykata e posaçme një vendim për sekuestrimin e “databases”. E.L/abcnews.al/