Patronazhistët, Soreca: SPAK të hetojë, presim konkluzione

schedule19:11 - 19 Prill, 2021

schedule 19:11 - 19 Prill, 2021

Përdorimi i të dhënave personale nga partia në pushtet me qëllime elektorale, por ndiqet me vëmendje edhe nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori Luigji Soreca, i pyetur në Elbasan për patronazhistët, tha se po priten konkluzionet e hetimit.

“Ne po e ndjekim situatën. Ne dimë që Komisioneri për Mbrojtjen të Dhënave po heton. Dimë që SPAK po investigon po ashtu. Është e rëndësishme që t’i lemë këto autoritet të hetojnë dhe më pas të na japin neve rezultatet. Në këto përfundimet do të bazohen vlerësimet tona”, ka thënë Soreca.

Këto deklarime u bënë teksa ambasadori i Be-së, së bashku me kolegët e tij, ambasadorin gjerman dhe atë franceze, u takuan në Elbasan me drejtues të shtabeve elektorale, e nga ku bënë thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Shmangia e gjuhës së urrejtjes do ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme këtu në Shqipëri. por sidoqoftë është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa intimiduar, pa shitur dhe pa blerë vota”, u shpreh ajo.

Ambasadorët u takuan me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin, ndërsa për shkak të agjendës së Monika Kryemadhit në zona të tjera elektorale, nuk pati një takim me kryetaren e LSI-së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!