Patronazhistët 2.0

schedule11:28 - 11 Janar, 2022

schedule 11:28 - 11 Janar, 2022

Nga Edi Oga

“Siç do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!”. Ky slogan i artikuluar nga z.Basha në 18 Dhjetor 2021, megjithëse gramatikisht i formuluar me gabime, përmban një mesazh shqetësues për këdo.

Askush nuk do të dëshironte nesër një Shqipëri të ngjashme me Partinë Demokratike sot!

Kush do ta donte një Shqipëri të ndarë më dysh, ku secila pjesë shan, ofendon, poshtëron, përjashton, sulmon pjesën tjetër?!

Askush nuk e kishte menduar që lufta për të marrë “pushtetin e vogël” do të ishte më e ashpër sesa lufta për “pushtetin e madh”!

Ndoshta vetëm ata që jetojnë prej pushtetit dhe për pushtet, e kuptojnë sa e rëndësishme është të kesh qoftë edhe pushtetin e vogël. Të kesh të paktën “sorrën” kur nuk ke “pulën”!

Shumë nga ata që mendojnë me mendjen e tyre, janë të shqetësuar sepse vendi ka mbetur pa opozitë. Përveç mbretit.

Ai nuk është fare i shqetësuar, sepse ka gjithçka nën kontroll. Ai jo vetëm ka caktuar opozitën dhe ka emëruar “shefin” e saj, por po mendon edhe se si në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojë aq vota sa duhen për të dhënë idenë që vendi ka opozitë. E ka fare të thjeshtë. Mjafton të ndryshojë përshkrimin e punës për 30% të patronazhistëve.

Në zgjedhjet e ardhshme, ata duhet të sigurojnë që 30% e të survejuarve të votojnë për PD! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!