Sipas gazetarit të famshëm Fabrizio Romano, Patrick Viera është emëruar trajneri i ri i Strasburgut. Mësohet se të gjitha formalitetet ligjore janë zgjidhur sot, më 2 korrik, pasi pronarët e Chelsea-t blenë skuadrën franceze të Ligue 1.
Më vonë, një konfirmim zyrtar i emërimit u shfaq në faqen e internetit të ekipit.
Klubet e mëparshme në karrierën e trajnerit ishin New York City, Nice dhe Crystal Palace. /G.D abcnews.al/