Pato: Ibra është bukuria e futbollit, ai ka kaluar shumë dhe gjithmonë është rikthyer në fushë

schedule12:52 - 3 Mars, 2023

schedule 12:52 - 3 Mars, 2023

Duke folur për mikrofonat e “Tuttomercatoweb”, Alexandre Pato ka folur për hapat e tij në Milano, por ka prekur edhe Zlatan Ibrahimovic, ish-shokun e tij të ekipit nga viti 2010 deri më 2012.

Ai është pyetur nga gazetari nëse është i befasuar kur sheh ende suedezin në fushën e lojës.

“Fatkeqësisht kur lojtarët pësojnë një dëmtim bëhet e vështirë për ta. Askush nuk dëshiron të qëndrojë larg fushës dhe kur kthehesh e përjeton atë si një hakmarrje.

Ai ka kaluar shumë kohët e fundit, por gjithmonë ka reaguar. Kjo është e bukura e futbollit. Ibrahimovic nuk më habit, ka qenë gjithmonë kështu.

Mendoj se nëse më pyesni nëse do të ndalojë, do t’ju them se do të jetë shumë e vëshitrë, sepse ai beson dhe dëshiron shumë. Më pëlqejnë njerëzit e tillë si ai, të cilët kanë forcën për të kapërcyer momentet e vështira”, është shprehur braziliani./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!