Pati kontakt me një të infektuar, Presidenti i PE David Sassoli karantinohet

schedule16:19 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:19 - 8 Tetor, 2020

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli tha të enjten se do të izolohej pasi kishte pasur kontakt me një anëtar të stafit të tij i cili doli pozitiv me COVID-19.

“Kohët e fundit isha në kontakt me një anëtar të stafit tim i cili sot doli pozitiv me COVID-19. Unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë,” tha Sassoli në Twitter.

“Në përputhje me rregullat, unë do të vetizolom për periudhën e kërkuar për të kryer kontrollet e nevojshme”, shtoi ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!