Patën kontakt me një gazetar të infektuar me Covid-19, Zaev dhe Mickoski dalin nga karantina

schedule20:09 - 16 Prill, 2020

schedule 20:09 - 16 Prill, 2020

Liderët e partive të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski kanë rezultuar negativë për koronavirusin edhe në testin e dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut:

Sot, në përputhje me protokollet shëndetësore, mua më është bërë një test i dytë për praninë e coronavirusit, i cili, ashtu si testi i parë, është negativ.

Edhe Mickoski, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se pas testit të dytë që rezultoi negativ për koronavirusin po del nga izolimi dhe u kthehet aktiviteteve të rregullta të tij.

Si Zaev ashtu edhe Mickoski u futën në karantinë pasi kishin pasur kontakt me një gazetar që rezultoi të ishte pozitiv për koronavirusin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!