“Pasuria e Berlusconit tejkalon 3.6 miliardë euro”, mediat italiane: Në pritje të hapjes së testamentit

schedule14:18 - 5 Korrik, 2023

schedule 14:18 - 5 Korrik, 2023

Pas ndarjes nga jeta të Silvio Berlusconit pritet që këtë të mërkurë të hapet edhe testament I tij. Mediat italiane shkruajnë se pritet që leximi i përmbajtjes së tij të bëhet i ditur pas orës 17:30, me orën italiane.

Sipas mediave italiane pas një analize të bërë ndaj pasurisë së tij, thuhet se ajo përbëhet nga aksione të listuara në bursë që me çmime tregu afrohen 2.9 miliardë euro, të cilave i shtohet një rrjet kompanish të tjera që përfshin vila dhe pasuri të tjera të paluajtshme, ekipi i futbollit të Monzas në Serinë A, një serie investimeve financiare në kompanitë digjitale, një flotë me tre avionë dhe një helikopter, etj.

Ndër të tjera në artikull thuhet se vihet re se trashëgimia është në masë të madhe nën kontrollin e kompanisë Fininvest dhe në rezidenca të ndryshme familjare të njohura, të cilat së bashku me asetet e tjera operative (varka, varka me vela dhe vepra të ndryshme arti) nën kontrollin e kompanisë Idra, arrijnë një vlerë prej 425 milionë euro.

Gjithashtu në to janë shtuar edhe Mediaset (Mfe-MediaForEurope, pas zhvendosjes së saj në Amsterdam), Banca Mediolanum dhe shtëpia botuese Mondadori. Ndërkohë, pasuria totale e Berlusconit kalon 3.6 miliardë euro./abcnews.al