Pasuria e Al Capone, 100 milion dollarë të fshehura në kaseta të ndryshme sigurie

schedule15:39 - 8 Mars, 2021

schedule 15:39 - 8 Mars, 2021

Stërmbesa e Al Capones, në një intervistë për The Sun, pretendon se e di se ku është fshehur pasuria prej 100 milion dollarësh e bosit mafioz. Biznesmenia 80 vjeçare mendon se një pjesë eshtë në Chicago dhe një pjesë në Kubë, në disa kaseta sigurie.

Sipas saj Al Capone, ishte i sjellshëm dhe i besueshëm dhe e kishte mësuar të gatuante makarona. Por ajo nuk pranon të flasë për punët e paligjshme të tij.

Al Capone u bë rreziku numër një kur u akuzua se ishte porositësi i masakrës së Shën Valentinit në 1929-ën, kur në Linkoln Park të Chicagos u vranë shtatë anëtarë të një bande rivale. Pasi përfundoi në burg për evazion fiskal, kur doli ai ishte totalisht i transformuar fizikisht dhe mendërisht.

Stërmbesa e tij tregon se pas daljes nga burgu organizuan një festë por ai nuk mbante mend asnjëri. Atëherë u tha se në burg i ishte dhënë një mjekim i fuqishëm me bazë mërkuri për ta shëruar nga sifilizi.

Pas vdekjes së tij mbeti trashëgimia, të cilën shumë e konsiderojnë të humbur. Por stërmbesa e tij beson se një pjesë është në Chicago dhe një pjesë tjetër në Kubë.

Janë të shumtë historianët të cilët mendojnë se Al Capone kishte grumbulluar një pasuri të madhe të cilën policia nuk e ka gjetur dot asnjëherë. Dhe për shkak të humbjes së kujtesës, as vetë AL Capone nuk e mbante mend se ku e kishte fshehur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!