Pasuri me paratë e drogës/ Fier, Gjykata sekuestroi 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçaj

schedule15:10 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 13 Qershor, 2024

Arber Mucaj është personi të cilit të mërkurën iu sekuestruan nga autoritet rreth 1.8 milionë pasuri.

Sipas policisë dyshohet se 36 vjecari i ka përfituar ato nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 2 sipërfaqe toke arë, 3 sipërfaqe toke truall, tre njesi sherbimi, një apartament dhe një vendparkim në tirane, 12 automjte si dhe 120 mijë euro.

Burime thanë se Arber Mucaj, i cili jeton jashtë vendit nuk rezulton me precedent ne Shqipëri.

Institucionet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!