Pasuesi i Lewandowskit, Bayern Munich piketon yllin e klubit milanez

schedule10:18 - 24 Shtator, 2022

schedule 10:18 - 24 Shtator, 2022

Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi që të garantojë gola pas largimit të Robert Lewandowskit.

Boshllëkun e polakut nuk e ka mbushur Sadio Mane dhe te kampionët e Gjermanisë po shikojnë për opsione të ndryshme.

“TZ.de” shkruan se bavarezët kanë hedhur sytë nga Serie A dhe ai që pëlqehet është Lautaro Martinez i Interit.

Gjatë verës u lakua më shumë Victor Osimhen, për të cilin Napoli kërkon më shumë se 100 milionë euro dhe konkurrenca është e madhe. / abcnews.al