Jose Mourinho është shkarkuar nga Tottenham, që normalisht do të duhet ta paguajë në vazhdim trajnerin portugez. Klubi anglez është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri.
Football Italia raporton se Tottenham ka kontaktuar menaxherin Fali Ramadani, për një mundësi bashkëpunimi për trajneri Maurizio Sarri. Italiani duhet të zgjidhë kontratën me Juventusin fillimisht.
Bardhezinjtë janë gati dhe me 2.5 milion euro në llogaritë e trajnerit zgjidhet gjithçka. Mbetet vetëm që të gjendet marrëveshja e Sarrit me Tottenham. Tekniku ka drejtuar më parë në Angli skuadrën e Chelsea. /abcnews.al