Pep Guardiola ka një mision të vështirë gjatë muajve të ardhshëm: të gjejë një pasues të denjë për mesfushorin Fernandinho, i cili tashmë është 33 vjeç. Edhe pse rinovoi edhe për një vit tjetër, Fernandinho nuk shihet si titullar për sezonin e ardhshëm.
Guardiola mori në verë shërbimet e Rodri, por vetë mesfushori spanjoll e pranoi publikisht se nuk ka treguar formën e tij më të mirë, duke pranuar të ulet edhe në stol. Guardiola pritet t’i besojë sërish Rodrit, por për pasuesin e Fernandinhos, ka “peshkuar” në Brazil.
Siç raportojnë mediat britanike, Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 25 milion eurosh për mesfushorin e Gremios, Matheus Henrique da Souza. 22 vjeçari vlerësohet 17.5 milion euro në Transfermarkt dhe është një ndër talentet më premtues./abcnews.al
PROFILI I HENRIQUE – Matheus Henrique De Souza