Për pak ditë, të hënën e 5 shtatorit, britanikët do të mësojnë se kush do të jetë kryeministri i tyre i ri. Gara ka qenë e fortë mes dy kandidatëve Rishi Sunak dhe Liz Truss.
Votimi për udhëheqësin e ri konservator përfundoi në orën 17:00, të ditës së sotme. Në proces morën pjesë 200,000 anëtarë konservatorë, rreth 0.3% e popullsisë së Britanisë.
Në vitin 2019 kur u krye një proces i ngjashëm, pjesëmarrësit arritën në 150,000 . Fituesi do të shpallet nga kryetari i Komitetit të 1922, Sir Graham Brady.
Në kuadrin e diskutimeve, shumica kanë vënë “bast” për Truss, të cilin e konsiderojnë pasardhësen më të mundshëm të Boris Johnson.
Siç shkruan në fakt gazeta britanike The Guardian, sipas një studimi të Universitetit të Londrës Queen Mary, 44% e anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim janë mbi 65 vjeç , 97% janë të bardhë dhe 54% jetojnë ose në Londër ose në jug të Anglisë.
Nisur nga këto karakteristika dhe politika konservatore e linjës së ashpër të ish-ministres së Jashtme, konsiderohet më e mundshme që ajo të jetë kryeministrja e re e Britanisë. /abcnews.al