Carlo Ancelotti rrezikon shkarkimin nga pankina e Napolit. Humbja e fundit përballë Bologna i ka mërzitur të gjithë dhe trajneri vendosi të grumbullonte ekipin deri ditën e mërkurë. Dy ndeshjet e ardhshme kundër Udineses dhe Genk janë decizive për Carletton.
Gazzetta dello Sport zbulon edhe pasardhësin e mundshëm të tij. Aurelio De Laurentiis pëlqen shumë Gennaro Gattuson, i cili drejtoi Milanin sezonin e kaluar. Kalabrezi mund të marrë drejtimin e nënkampionëve deri në fund të sezonit dhe e ardhmja do të varej nga rezultatet.
Gattuso është kandidat edhe për marrjen e Fiorentinës. Klubi nga Firence është pranë shkarkimit të Montellës dhe 41-vjeçari është kandidati kryesor për postin e trajnerit të ri. /abcnews.al