Achraf Hakimi i ka sjellë të ardhura të rëndësishme Interit, që tani duhet të gjejë një lojtar tjetër për ta zëvendësuar. Me cilësitë e marokenit do të jetë e vështirë, por në kampin zikaltër po punojnë.
Gazetta dello Sport shkruan se po tentohet të transferohet uruguaiani i Cagliari, Nahitan Nandez. Futbollisti 25-vjeçar luan në të djathtë dhe në qendër të mesfushës dhe do ishte një “xhol” për trajnerin Inzaghi.
Kosto e transferimit të Nandez tek Interi mund të ulet duke përfshirë në marrëveshje Radja Nainggolan dhe të të riut Agoume. Në ditët në vijim priten zhvillime për këtë pistë në merkato. /abcnews.al