“Pastrova dhe bëra maska kundër COVID-19”, bosi shqiptar i kokainës kërkon lirimin në Ekuador

schedule17:43 - 19 Janar, 2021

schedule 17:43 - 19 Janar, 2021

I njohur si bosi shqiptar i kokainës në Ekuador, Dritan Rexhepi në fund të vitit të kaluar kërkoi lirimin  nga burgu ku po vuan dënimin. “Në 23 dhjetor gjykata refuzoi kërkesën e Rexhepit për lirim nga burgu” shkruajnë mediat ekuadoriane.

Rexhepi, i cili kërkohet edhe nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge për disa krime cilësohet nga Europol si drejtuesi i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë. Avokati i tij, Harrison Salcedo, tha se klienti i tij plotësonte të gjitha kushtet për t’u liruar nga qelia.

Ndërsa shqiptari u shpreh në seancë dëgjimore se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska ​​me bluza. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë” mësohet se tha ai në gjykatë.

Megjithatë gjykata e rrëzoi kërkesën për liri. Rexhepi me tre identitete arrestua më 27 qershor 2014 në Guayaquil dhe në 2015 u dënua me 15 vite burg për trafik droge./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!