Pastrimi i parave, eksperti për sigurinë: Mungojnë sekuestrimet, sektorët më problematikë

schedule19:42 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 19:42 - 2 Dhjetor, 2021

Maxhoranca ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për pastrimin e parave në vend, duke e konsideruar atë pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.

Arjan Dyrmishi, ekspert për çështjet e sigurisë foli në lidhje me këtë problematikë në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu. “Se sa rezultat do të japin këto ngelet për t’u parë sepse legjislacioni për pastrimin e parave ka pasur përmirësime të vazhdueshme në vitet e fundit”, tha Dyrmishi. Ai u shpreh në këtë kuadër sektori që përflitet më shumë është ai i ndërtimit duke qenë edhe më i dukshmi, ndërsa nënvizoi kërkesën e Monyeval për vlerësimin e riskut.

“Sektori i ndërtimit është ai që është më i dukshmi sepse ka visibilitet dhe manifestohet. Nuk e kam dëgjuar shpjegimin që ka të bëjë në lidhje me hapësirat e jetesës. Ajo që duhet të them është se nuk ka një vlerësim të thelluar për të kuptuar arsyet e pastrimit të parave në Shqipëri. Moneyval argumenton se duhet të bëhen vlerësime të riskut për të kuptuar nga vjen rreziku”, tha ai.

Dyrmishi shtoi se problematikë në strategjikë për luftën kundër pastrimit të parave është mungesa e sekuestrimeve të mjaftueshme për t’i çuar këtë paralajmërim krimit. Ai evidentoi si sektorë të pastrimit të parave edhe kriptomonedhat dhe lojërat e fatit.

“Ndonëse miratimi i legjilslacionit verifikohet nga task forca ndërkombëtare, por vlerësimi në kompleksin shqiptar duhet bërë vazhdimisht. Gjithë çështja siç e theksova dhe siç thuhet edhe në raportet e Monyeval është fakti që Shqipëria gjendet në këtë situatë të pastrimit të parave. Ka probleme tipike për administratën tonë sepse një tjetër mangësi strategjike është mangësia e sekuestrimeve të mjaftueshme.  Është evidentuar edhe përdorimi i kriptomonedhave për pastruar paratë ose i lojërave të fatit”, u shpreh Dyrmishi. m.v/Abcnews.al