Gurvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat deklaroi se nuk do të ndryshojë norma e interesit. Kjo deklaratë e Sejkos vjen pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ndërsa theksoi se kjo normë do të vijojë të jetë e pandryshuar në nivelet 05%.
“Këshilli Mbkiqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm. Për këtë arsye Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 05%.
Këshilli Mbikqyrës gjithashtu vendosi të mbajë të pandryshuar normat e interesit të depozitës dhe të kredisë një ditore në nivelet e 01 % dhe 09%.
Konfirmimi i skenarit pozitiv nënkupton se politika monetare do të vijojë të jetë lehtësuese. Këshilli vëren se pasiguria është tepër e lartë, që do të thotë se zhvillimet ardhshme të rezultojnë në kahun e poshtëm të zhvillimeve tona. Rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja e mundshme epandemisë, krijimi i problemeve në mekanizimin e transmetimit të politikës monetare në formën e rritjes së interesit, apo në formënne luhatjeve të tjera”, tha Sejko.
Guvernatori iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur me vendimin për të shtyrë kreditë. Ai tha se ka arritur deri në 2 miliard euro niveli i kredive të shtyra. Ndërkohë, Sejko theksoi se ka pasur një reagin pro aktiv nga bankat e nivelit të dytë dhe se BSH po merr në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat, duke parashikuar riskedulimin e kredive përtej tre muajve për disa kategori biznesesh.
“Niveli i kredive të shtyra deri dje është në masën 2 miliard euro. Kemi parë një filozofi pro aktiv nga bankat e nivelit të dytë. Po shikojmë situatën financiare të sektorit bankar dhe bizneset jemi duke analizuar shifrat. Ne si BSH po marrim në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat. Ne mund tju krijojmë mundësi bankave për të bërë një rikonstruktim më afatgjatë, por kjo do të jetë në funksion të analizave. Turizmi mund të ketë nevojë për një rikonstrukturim, apo edhe fasonët.
Ne e kemi theksuar, efektet do të jenë të forta në ekonomie, si në të gjithë botën. Parashikimet janë për recesion. Ne jemi të qartë për këtë pjesë. Ne duhet të kemi parasysh që është goditje kalimtare dhe të marrim masat tona, që të na gjejë sa më të përgatitur për t’u ringritur sa më shumë. Duhet të ruajmë zinxhirin e prodhimit, me sa më pak falimente”, deklaroi Sejko. /abcnews.al