Pasojat e motit ekstrem, Joe Biden shpall “katastrofë të madhe” në Teksas

schedule07:37 - 20 Shkurt, 2021

schedule 07:37 - 20 Shkurt, 2021

Joe Biden tha të premten se do të të shpallë katastrofë të madhe në Teksas pasi një stuhi ndërpreu energjinë dhe  furnizimet e ujit për miliona njerëz në të gjithë shtetin

Biden tha se deklarata, e cila pason një kërkesë nga guvernatori i Teksasit , Greg Abbott, do të sillte ndihmë më të gjerë federale për përpjekjet e menjëhershme dhe afatgjata të rimëkëmbjes.

“Siç thashë kur kandidova, unë do të jem president për të gjithë amerikanët,” tha Biden, i cili fitoi zgjedhjet e nëntorit pa fituar Teksasin, për planet e tij.

Biden i ka kërkuar ekipit të tij të shpejtojë kërkesën e Teksasit për një deklaratë të katastrofës, duke hapur rrugën për më shumë burime federale, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!