Pasojat e luftës, 17% e popullsisë ukrainase është zhvendosur brenda vendit

schedule15:35 - 21 Prill, 2022

schedule 15:35 - 21 Prill, 2022

Të dhënat e fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin zbuluan se 7.7 milionë njerëz u zhvendosën brenda vendit në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, shkruan Skynews.

Kjo do të thotë se rreth 17% e popullsisë ukrainase është zhvendosur brenda vendit. Shumica prej tyre janë gra, shifra shkon në 60%.

Lexo edhe:Putin dëshiron që bota ta ketë frikë, ashtu si Stalini dhe Hitleri

Më shumë se gjysma e ukrainasve të shpërngulur kanë raportuar mungesë të aksesit në ushqim.

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për refugjatët raporton se rreth pesë milionë njerëz të tjerë janë larguar nga Ukraina deri më tani.

Shumica e të larguarve nga Ukraina i janë drejtuar Polonisë, ndërsa të tjerët kanë ikur në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Moldavi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!