Pasiguria ekonomike, Bardhi: Po kryhet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve

schedule18:16 - 17 Prill, 2020

schedule 18:16 - 17 Prill, 2020

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka përsëritur edhe një herë se paratë për të përballuar krizën e koronavirusit janë, por për këtë duhet “sakrifikuar” korrupsioni. Sipas asaj që thuhet në postim, në këtë kohë krize po kryhet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve.

Në postimin e tij, Gazment Bardhi thotë se “paratë janë, mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive.”

Sipas Bardhit, “për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama, sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryhet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize.”

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!