Pasi u shërua nga Covid, 95-vjeçarja bën xhiron e rrjetit me gjestin e bukur

schedule22:40 - 3 Janar, 2021

schedule 22:40 - 3 Janar, 2021

Miriam Looker është 95-vjeçarja, që po bën xhiron e rrjetit. Ajo ka plotësuar dëshirën e djalit të saj, i cili punon doktor në Ohio.

E moshuara qepi mbi 1,000 maska dhe mori pushim për shkak se edhe vetë u infektua me koronavirus.

Pasi u shërua, Looker iu rikthye qepjes së maskave. Ajo bën prerjen e materialit gjatë natës, i qep e të nesërmen i vë mbajtëset elastike nga të dyja anët.

Maskat e saj janë dërguar tek pacientët e djalit, në kopshte dhe shkolla. Deri më tani, ajo ka qepur afër 1,700 maska. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!