Pavarësisht faktit se sapo ka dalë nga spitali, Papa Francesku mbërriti dje në bazilikën e Vatikanit me një karrocë, ku të pranishëm ishim 8 mijë besimtarë. Papa pagëzoi në bazilikën e Shën Pjetrit 8 persona, tre prej të cilëve shqiptarë, dy nga SHBA, një nga Nigeria, Venezuela dhe nga Italia.
Në predikimin e tij, të lexuar para rreth 8,000 njerëzve, Françesku foli për hidhërimin dhe zhgënjimin që ndiejnë shumë njerëz sot.
“Ne mund të ndihemi të pafuqishëm dhe të dekurajuar përballë fuqisë së së keqes, konflikteve që prishin marrëdhëniet, indiferencës që duket se mbizotërojnë në shoqëri, korrupsionit, përhapjes së padrejtësisë, erërave të akullta të luftë.
Në vend të kësaj, siç ndodhi me ringjalljen e Krishtit, Pashka e Zotit na shtyn të shkojmë përpara, të largohemi nga ndjenja e disfatës, të rrokullisim gurin nga varret në të cilat shpesh e kufizojmë shpresën tonë, për të parë besim tek e ardhmja, sepse Krishti është ringjallur dhe ka ndryshuar drejtimin e historisë”, tha Papa.
Për shkak të situatës shëndetësore, Papës iu desh që të shmangte ritualin tradicional të së Premtes së Mirë./abcnews.al