Pashkët ortodokse, Kryemadhi uron besimtarët: Distancimi fizik s’duhet të na ndajë shpirtërisht

schedule09:42 - 19 Prill, 2020

schedule 09:42 - 19 Prill, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për kremtimin e Pashkëve.

Kryemadhi thotë se masat e distancimit fizik nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri tjetri dhe nga zakonet, ndërsa kujton se kombi shqiptar është përballur me vështirësi ndër shekuj.

Lexo edhe: Basha uron Pashkët me foton e përgatitur nga vajzat e tij: Lutje për anëtarët e familjes që përballen me virusin

“Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/photos/a.1202016639911076/2770160066430051/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!