Vendimi per pasuesin e Miroslav Lajçak ne postin e te derguarit special te Bashkimit Europian per dialogun Kosove-Serbi, i takon perfaqesueses se larte te Brukselit per politiken e jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Lajçak e mbyll mandatin e tij ne fund te janarit, ndersa emrat e perfolur jane diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.
Sorensen dhe Haavisto kane qene te vetmit kandidat qe kane aplikuar per kete pozicion deri te premten e kaluar, kur edhe perfundoj afati per dorezimin e aplikimeve. Ndërkohë, vete BE nuk ka dhene ndonjë hollësi për këtë, por vetem ka konfirmouar se “procesi i zgjedhjes është në vazhdim e sipër”.
Pasi vendimi per te perzgjedhurin do te kaloj nga duarte e Kalas, do te jene vendet anetare te BE qe duhet te pajtohen per kete vendim permes votimit.
Si Sorensen, ashtu edhe Haavisto kanë përvojë dhe e njohin Ballkanit Perëndimor.
Peter Sorensen ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë, ndërsa ka qenë edhe përfaqësues special i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në rajonin e Ballkanit ka punuar edhe në misionin e OSBE-së në Kroaci.
Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
Në anën tjetër, Pekka Haavisto ka qenë ministër i jashtëm i Finlandës.
Haavisto ka mbështetur fuqishëm procesin e dialogut dhe ka kritikuar Serbinë për lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kosovën e ka kritikuar kur kishte vendosur tarifa ndaj importit të mallrave nga Serbia vite më parë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian për më shumë se 13 vjet edhe pse sidomos dy vitet e fundit dialogu nuk ka njohur perparime te dukshme./abcnews.al