Fluturimi i avionit nga aeroporti Malpensa në Milano për në Tiranë këtë mbrëmje është shtyrë, shkruan abcnews.al.
Një udhëtar bën të ditur për abcnews.al se avioni ishte parashikuar të nisej për në Rinas në orën 20:00.
Mirëpo, në momentet e fundit të nisjes një nga pasagjerët ka pësuar atak kardiak sapo ka hipur në avion. Për pasojë udhëtimi është shtyrë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e pasagjerëve kanë hipur në avion. /abcnews.al