Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasagjerët zbulojnë fjalët e gazetarit kur e arrestuan në avion: Më pret dënimi me vdekje

schedule15:47 - 24 Maj, 2021

schedule 15:47 - 24 Maj, 2021

Pasagjerët në bordin e Ryanair që u devijua papritmas kur filloi të zbresë në Vilnius, Lituani, kanë përshkruar panikun e tyre, ndërkohë që avioni ndryshoi menjëherë drejtim pa shpjegim.

Fluturimi FR4978 ishte drejtuar për në Lituani nga Greqia kur u detyrua të ndryshonte drejtimin për në kryeqytetin bjellorus Minsk të dielën në mënyrë që autoritetet atje të mund të arrestonin gazetarin disident Roman Protasevich, 26 vjeç.

Piloti njoftoi devijimin me emergjencë, por nuk dha detaje. Avioni u shoqërua më pas nga një avion luftarak që ishte futur në lojë për ta drejtuar atë në Minsk.  E gjithë kjo skenë ishte urdhëruar nga presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Në momentet e para gjithçka ishte e qetë dhe më pas të gjithë u frikësuan. “Të gjithë në avion ishin në panik sepse menduam se do të përplaseshim,” i tha pasagjerja lituaneze Raselle Grigoryeva transmetuesit ABC News.

“Ishte zbritje e papritur, duke ndryshuar lartësinë në mënyrë drastike. Ishte shumë e dhunshme. Unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë në një avion. Të gjithë ishin në shok,” tha ajo.

Fluturimi FR4978 ishte kthyer në drejtim të Minskut pak para se të kishte arritur kufirin lituanez. Bjellorusia tha se në avion kishte bombë, por gjithçka ishte një rreng për të ulur avionin në mënyre që të arrestohej gazetari kritik i Lukashenkos, përcjell abcnews.al.

Një tjetër pasagjer lituanez, i identifikuar si Mantas, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se në momentin që piloti njoftoi se fluturimi po devijohej për në Minsk, Protasevich u ngrit në këmbë dhe hapi një dollap me kyç ku ndodheshin çantat e tij.

“Ai mori bagazhet dhe po përpiqej të ndante gjërat, dhe kompjuterin i dha të dashurës së tij,” tha Mantas. “Unë mendoj se ai bëri gabim. Kishte shumë njerëz që ai të mund t’i jepte gjërat mua ose udhëtarëve të tjerë dhe jo të dashurës, e cila gjithashtu, mendoj se u arrestua.” Mantas shtoi se ai ishte dëshmitar i forcave të sigurisë në aeroportin e Minskut duke përdorur qen pushues për të kontrolluar bagazhet e Protasevich.

Lexo edhe: Lukashenko rrëmbeu avionin, agjentët rusë hipën në Athinë dhe “avulluan” në Minsk

Një tjetër pasagjer tha se oficerët përdorën forcë fizike kur arrestuan gazetarin dhe se ai u shfaq super i frikësuar. “Unë e shikova direkt në sytë e tij dhe ai ishte shumë i trishtuar,” tha ai.

Pasagjeri Edvinas Dimsa, i tha AFP se ishte e qartë se Protasevich ishte shumë i frikësuar. “Nëse dritarja të ishte hapur, ai do të ishte hedhur prej saj,” tha ai.

Një tjetër udhëtar i tha lajmit Delfi të Lituanisë se ndërsa Protasevich ishte gazetari dridhej kur u largua nga avioni.

“Ne e pyetëm atë se çfarë po ndodhte… ai tha: “Dënimi me vdekje më pret këtu” . Të tjerët përshkruan se si Protasevich ishte identifikuar menjëherë tek oficerët, të cilët më pas u shfaqën për të konfiskuar pasaportën e tij.

Gazetari ishte në kërkim nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos, pasi ka raportuar vazhdimisht protestat e opozitës duke dalë në mbështetje të këtyre të fundit. 26-vjeçari rrezikon shumë vite burg dhe nuk përjashtohet as dënimi me vdekje. Arrestimi i tij ka ngjallur reagime të forta në shtetet perëndimore, ndërsa kanë nisur hartimin e masave ndaj Bjellorusisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!