Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër
Një tren në një linjë të ngarkuar në Tokio ndaloi përkohësisht pasi një pasagjer i raportoi stafit se pa një gjarpër. Ata e kërkuan gjarprin për rreth 15 minuta, por nuk e gjetën.
Trafiku i trenave rifilloi një orë pas raportimit.
Një tjetër pasagjer tha se e pa gjarprin e vogël “duke lëvizur nën sedilje”, tha operatori i linjës East Japan Railëay Co.
Në kërkim të gjarprit janë përfshirë rreth 2700 pasagjerë. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga zvarraniku./abcnews.al