Pasagjerët e “Air Albania” bllokohen në Itali: Fëmijët po shtrihen në tokë, s’na lajmëruan

schedule22:35 - 26 Korrik, 2021

schedule 22:35 - 26 Korrik, 2021

Një pasagjere e linjës “Air Albania” ka denoncuar se që prej orëve të mëngjesit ndodhen në aeroport në Bologna të Italisë. Ajo shprehet se i kanë thënë se kanë të bëjnë me një grevë, por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni për çfarë bëhet fjalë.

“Ideja është që këta thonë që janë në grevë por nuk japin asnjë lloj informacioni. Fëmijët janë përtokë. Janë fëmijë të vegjël me ilaçe. Të paktën të na kishin dërguar një e-mail dhe ne të kishim gjetur diçka tjetër. Nuk e di se deri kur do rrimë ne këtu. Nuk e dimë kujt është faji a i Air Albanias a i aeroportit. Nuk jemi të informuar. Dhe nuk e dimë ku të shkojmë, hotelet janë full këtu në aeroport, nuk kemi ku të shkojmë”, tha ajo.

Në një prononcim për ABC, ajo thekson se fluturimi është shtyrë dy herë.

“Ne jemi prej orës 9 të mëngjesi në aeroport. Kemi fluturuar nga Londra në Bologna. Pretendohej që avioni të nisej në orën 4:10, pastaj u shty për në 9:30. Nuk u bë,. Tani kanë thënë në orën 12. Fëmijët po qajnë janë përtokë. Pleq, njerëz duke ulëritur. Asnjë e-mail nuk na kanë dërguar. Asnjë lloj gjëje

Është dashur me na dërguar një e-m ail ose me na akomoduar fëmijët si duhet me qëndru fëmijët që në orën 02:00 deri sonte në orën 12 ose pleq që janë duke fjetur përtokë. Asnjë lloj email nuk kanë dërguar, asgjë absolutisht”, shprehet ajo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!