Është mbajtur një koncert pas zjarrit të rënë në Katedralen Notre Dame në Paris.
Me kapela dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar, për herë të parë që kur një zjarr gati e shkatërroi atë.
Si një një traditë vjetore për Krishtlindje, ky event, i zhvilluar pa audiencë, u regjistrua më herët gjatë muajit dhe u transmetua në televizion pak para mesnatës. Kori performoi pjesë klasike të Moxarti dhe Shuberit.
Kujtojmë që zjarri i rënë në 15 prill të vitit 2019, shkatërroi çatinë dhe kullën karakteristike me majë.
Presidenti Emanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda 5 viteve, por deri më tani, shumica e punimeve janë fokusuar për ta bërë ndërtesën të sigurt. l.k/abcnews.al