Pas zjarreve, breshëri sa një top tenisi godet Siçilinë

schedule14:49 - 24 Shtator, 2023

schedule 14:49 - 24 Shtator, 2023

Një stuhi e fortë me shi e breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento të ishullin italian të Sicilisë. Madhësia e breshërit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një top tenisi.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi qytetin italian. Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën Sicilinë.

Mediat italiane raportojnë se 68-vjeçari humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, derisa viktima e dytë është një 42-vjeçare në afërsi të qytetit Cefal, që humbi jetën derisa tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!