Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas zgjedhjeve, shfaqet Ali Ahmeti/ Kreu i BDI: VLEN ta lexojë mirë votën e qytetarëve

schedule17:22 - 24 Tetor, 2025

schedule 17:22 - 24 Tetor, 2025

‘Në beteja ka edhe humbje’. Kështu ka deklaruar Kreu i BDI, Ali Ahmeti në fjalën e parë publike pas rezultatit të raundit të parë në zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Maqedoninë e Veriut ndërsa u shfaq i hapur për bashkëpunim në balotazh me subjektet e tjera politike.
“Në beteja mund të ketë edhe humbje. Sa i përket balotazhit, do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, si ato shqiptare, ashtu edhe të tjera. Kemi fituar pesë komuna dhe angazhohemi për një shtet unitar, me politika që e çojnë vendin përpara”, shtoi Ahmeti.

Ai pati një përgjigje edhe për koalicioni VLEN, që gjatë këtyre ditëve kishte kërkuar me insistim një dalje publike të tij për të pranuar humbjen dhe për tu tërhequr nga jeta politik. Sipas Ahmetit, votat e qytetarëve duhen lexuar drejt.

“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 760 vota me gjithsejtë këshilltar 159. Shoqata e Gazimestanit, VLEN ka fituar 91 849 me gjithsejtë këshilltar 122. Të ndërtuar a është fitues 114 760 vota apo 91 849 vota. Mirëpo kjo është kjo, për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet, jo vetëm këta zgjedhje por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj”, tha Ali Ahmeti.

Raundi i parë i lokaleve në Maqedoninë e Veriut thelloj edhe më tej ndasitë mes dy kampeve shqiptare, ndërsa VLEN vijon sulmet e drejtpërdrejta ndaj Aleancës Kombëtare për Integrim, duke e quajtur atë një kast të vjetër politike që nuk ka çfarë i jep më qytetarëve.

Balotazhi do të mbahet më 2 nëntor, ndërsa paralajmërimi për zgjedhje të reja parlamentare në vend duket se ka rënë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!