Pas zemërimit të klientëve, “fast-food-i” heq nga menuja burgerin me emrin e Anne Frank dhe patatet e Hitlerit

schedule17:56 - 13 Gusht, 2023

schedule 17:56 - 13 Gusht, 2023

Një fast-food në Argjentinë ka hequr disa pjata nga menuja e tij pasi shakaja e tyre pa kripë tërhoqi zemërimin e publikut. Tema e Holokaustit dhe vuajtjes nuk është diçka që duhet të abuzohet, veçanërisht për të fituar para.

Restoranti i ushqimit të shpejtë “Honky Donky” në Rafaela, Argjentinë ka ndërprerë shitjen e ‘Anne Frank Burger’ dhe ‘Hitler Fries’ pas një reagimi të ashpër nga komuniteti lokal hebre.

Restoranti e quajti një nga katër burgerët e tij bazuar në një vajze hebreje që mbante një ditar për persekutimin e familjes së saj nga nazistët gjatë pushtimit të Holandës në vitin 1942.

Megjithatë, restoranti ka shkuar shumë larg me specialitetet e tjera që përgatit. Ndër llojet e tjera të patate të skuqura dhe patate që ofrohen janë Benito, Genghis dhe Mao, të emërtuara sipas liderit fashist italian, pushtuesit mongol dhe diktatorit komunist kinez.

Restoranti nuk do të ofrojë më pjata me temë Holokausti, duke i kërkuar falje publikut për fushatën e tij të pakëndshme të marketingut.

Pronari i restorantit tha se së shpejti do të nxjerrë në treg burgera dhe patate të skuqura të reja me emrin e njerëzve më “pozitiv”. Këto do të jenë figura të tilla si Gandi, Nënë Tereza, Martin Luteri apo Dalai Lama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!