Pas Vuçiçit, Abazoviç bën marrëveshje edhe me Kishën Ortodokse Serbe

schedule13:00 - 30 Qershor, 2022

schedule 13:00 - 30 Qershor, 2022

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë qëndrimit të tij në Seri është takuar edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, me të cilin edhe kanë arritur një marrëveshje për atë që e kanë emëruar si “Marrëveshjen Themelore”.

Teksti i kësaj marrëveshje është harmonizuar dhe duhet të kalojë në Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe, pas së cilës do të caktohet edhe një datë për nënshkrim.

“Duke u nisur nga fakti që kisha është e ndarë nga shteti dhe se kisha jonë, kudo që ka juridiksionin e saj, respekton absolutisht çdo shtet dhe ligjet e tij”, ka thënë Porfirije.

Lidhur me këtë ka folur edhe Abazoviq, duke treguar për hapat që do të ndiqen për ta shtyrë përpara marrëveshjen, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Kemi përfunduar procedurat në nivel të grupeve punuese, do të shkojmë në komisionin për sistemin politik dhe më pas në qeveri, pres që së shpejti kjo çështje të vendoset ad acta në atë mënyrë që të tregohet respekt për serbët”, ka thënë Abazoviç.

Dje, Abazviq ka njoftuar edhe për arritjen e marrëveshjes me Aleksander Vuçiç, që do të mundësojë lëvizjen e deputetëve të Malit të Zi pa ndalesa në kufijtë e Serbisës./Express