Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, Hamasi emëron liderin e përkohshëm të tij

schedule15:35 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:35 - 6 Gusht, 2024

Mohammad Ismail Darwish ka marrë përkohësisht udhëheqjen e krahut politik të Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniyeh. Lajmi raportohet nga rrjeti televiziv saudit i lajmeve Al Arabiya, duke cituar burime anonime.

Darwish, i cili jeton në Katar, do të drejtojë Byronë Politike të Lëvizjes Palestineze deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shtuan burimet.

Kujtojmë që Haniyeh u vra në një sulm në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Nga sulmi mbeti i vrarë edhe një truproje e tij.

Në njoftimin e Hamasit thuhet se Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!