Pas vizitës në Serbi, Xi Jinping mbërrin në Hungari

schedule10:48 - 9 Maj, 2024

schedule 10:48 - 9 Maj, 2024

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet sot me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ku fokusi do të jetë lufta në Ukrainë dhe planet e zhvillimit të infrastrukturës.

Pas Serbisë, Xi Jinping mbërriti në Budapest të mërkurën vonë, një vend i cili është partneri kryesor tregtar dhe investues i Kinës, ndryshe nga shtetet e tjera të BE-së që kërkojnë të shkëputen nga Pekini.

Xi ka “zhvilluar miqësi të thella” me politikanët hungarezë dhe Hungaria “është objektivi numër një në rajonin e Europës Qendrore për investimet kineze”, tha dje presidenti kinez.

Duke e quajtur atë “po aq të ëmbël dhe të pasur sa vera Tokai”, Xi i bëri homazhe miqësisë që të dy vendet kanë kultivuar përmes “sprovave”, duke sfiduar së bashku rendin gjeopolitik në një kontekst ndërkombëtar të paqëndrueshëm.

Vizita e tij në Hungari, e cila do të zgjasë pothuajse tre ditë, do të jetë një mundësi për ta çuar bashkëpunimin tonë strategjik në lartësi të reja, vlerësoi ai, ndërsa gjigandi aziatik u bë investitori më i madh në Hungari vitin e kaluar.

Xi mbërriti në Hungari pasi vizitoi Francën dhe Serbinë. Në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i bënë presion atij që të promovojë një marrëdhënie tregtare më të ekuilibruar me Europën dhe të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ukraina do të jetë pjesë e disktutimeve, tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó gjatë një konference për shtyp në fillim të kësaj jave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!