Pas vdekjes së dy personave në Sicili të cilët ishin vaksinuar së fundmi, autoritetet italiane kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të një grumbulli të vaksinave nga AstraZeneca.
Mediat e huaja bëjnë me dije se autoriteti italian i ilaçeve, Aifa, konfirmoi se do të ndalonte përdorimin e një grumbulli dozash si një masë “parandaluese”, duke shtuar se nuk ishte vendosur asnjë lidhje midis vaksinës dhe “ngjarjeve të rënda anësore” pasuese.
Ndër të tjera bëhet me dije se ky është një vendim që është marrë pas humbjes së jetës së Setfano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar dhe të Davide Villa, një polic 50-vjeçar, të cilët ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.
Paterno vdiq të martën nga një sulm i dyshuar në zemër, një ditë pasi mori vaksinën, ndërsa Villa vdiq në fundjavë rreth 12 ditë pasi u vaksinua.
Gjithashtu ndalimin për përdorimin e vaksinës AstraZeneca e kanë bërë edhe Danimarka, Austria dhe së fundmi Tajlanda, e cila e ka shtyrë shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca mbi raportet e mpiksjes së gjakut pavarësisht se nuk ka prova për këtë.e.su. /abcnews.al