17 personat nga Studeniçani, që humbën jetën në Bullgari, janë varrosur këtë të premte.
Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiku, ka thënë se e sotmja ka qenë ditë shumë e rëndë për ta.
Ai ka kërkuar që të zbardhen shkaktarët që çuan në djegien e autobusit, ku humbën jetën 45 qytetarë, trupat e të cilëve janë kthyer sot.
“Është ditë shumë e rëndë për familjarët, për të gjithë vendin, për të gjithë qytetarët e Studeniçanit. Ditë shumë e vështirë. Nga dita që ka ndodhur fatkeqësia, po mundohemi që të jemi pranë familjarëve”.
“Është me rëndësi që këto raste të zbardhen. Shkaktari kryesor i këtij zjarri duhet të zbardhet dhe duhet të ketë përgjegjësi për këtë”.
Sadiku ka thënë se shumica e trupave që janë varrosur sot janë fëmijë./Tetova sot