Pas valës ekstreme të të nxehtit, Australia përfshihet nga moti i keq, mijëra pa energji elektrike

schedule12:14 - 26 Janar, 2024

schedule 12:14 - 26 Janar, 2024

Rreth 64 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin australian të Queensland mëngjesin e sotëm pasi cikloni tropikal i kategorisë 2 Kirilli goditi zonën duke shkaktuar shira të dendur dhe përmbytje.

Kompania e energjisë elektrike Ergon Energy njoftoi se shumica e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike në qytetin e Toënsville dhe se ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi.

Meteorologët kanë parashikuar se cikloni do të shkaktojë shira të dendur sot në veri të Queensland me shpejtësi maksimale të erës rreth 90 kilometra në orë.

Australia është e përfshirë nga fenomeni i motit El Nino, i cili zakonisht shoqërohet me fenomene ekstreme si ciklonet, zjarret, thatësirat dhe valët e të nxehtit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!