Pas urdhrit të SPAK, policia i shkon në banesë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

schedule20:33 - 22 Shtator, 2021

schedule 20:33 - 22 Shtator, 2021

Mbrëmjen e sotme policia e shtetit ka shkuar në ambientet e banesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të zbatuar urdhër arrestin nga SPAK.

Vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, SPAK nxori urdhrin që ngarkon Policinë e Shtetit për arrestimin e tij.

Në seancën e sotme gjykata e Apelit la në fuqi dënimin nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori mungoi në dhënien e vendimit, por avokati i tij e justifikoi me arsye shëndetësore dhe e cilësoi të padrejtë vendimin.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla do të bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!