Donald Trump dhe Vladimir Putin janë në konferencë së bashku pasi zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura.
Kjo konferencë e përbashkët për shtyp po zhvillohet rreth gjysmë ore më herët nga sa pritej.
Ata po flasin në podiume që mbajnë vulën presidenciale të SHBA-së, me një sfond ku shkruhej “në ndjekje të paqes”. Flamujt rusë dhe amerikanë janë të pozicionuar krah për krah.
Trump i bën shenjë Putinit, duke i lejuar atij të flasë i pari, ç’ ka u shoqërua me të qeshura në sallë.

