Pas tre dekadash në pushtet, opozita rrëzon Gjukanoviçin

schedule00:15 - 1 Shtator, 2020

schedule 00:15 - 1 Shtator, 2020

Partitë opozitare në Mal të Zi kanë rënë dakord të formojnë qeverinë e re të Malit të Zi.

Takimi i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, rezultoi pozitiv dhe ata do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, duke e kaluar në opozitë Milo Gjukanovicin.

Koalicioni opozitar ka rënë dakord mbi disa parime mbi të cilat do të formohet qeveria e re.

Parimi i parë që është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.

Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re “do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë,” thuhet në deklaratë.

Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!