Pas tragjedisë në Himarë, plazhet e Vlorës dhe Velipojës pa asnjë mjet lundrues

schedule16:52 - 5 Gusht, 2022

schedule 16:52 - 5 Gusht, 2022

Pas vdekjes së 7 vjeçare në Potam, drejtoria e Kufirit në Vlorë prej tre ditësh ndodhet në plazhet e jugut.

Kontrollohen dokumente dhe gjendjen teknike e mjeteve lundruese, si gomone, skafet dhe Yet Ski.

“Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht Gomone, skafe por dhe Jet Ski. Mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të jenë të pajisur me një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licence turistike, nipt të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës dhe të jenë të sigurar. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.”

Sot në bregdetit e Vlorës të gjithë mjetet janë të ankoruara dhe asnjë prej tyre nuk ka dalë në det.

Edhe në Velipojë sot në det nuk është parë asnjë mjet lundrues, Yet Ski apo dhe motorskafet.

Pushuesit sqarojnë se nuk ka pasur lëvizje të tyre të rrezikshme në afërsi të bregut.

Ndërkohë që në zonat e populluara me një fluks të lartë pushuesish, ato nuk ekzistojnë fare, edhe pse në disa segmente janë të vendosura vendi ku ato mund të ankorohen, por që nuk ka mjete motrorike që i afrohen bregut siç  është edhe kjo këtu në qëndër të Velipojës.

Por këtu në Velipojë duket se pushueshit nuk kanë frikë.

“Policia së bashku me pushtetin vendore po monitorjne situaten sa i përket mjeteve lundruese dhe deri tani nuk ka pasur incidente apo parregullesi.”/abcnews.al/