Pas thirrjeve të ditëve të fundit për Referendum, Presidenti Ilir Meta u është rikthyer edhe njëherë postimeve në rrjetet sociale, që tërheqin jo pak vëmendje.
Kreu i shtetit ka publikuar pak minuta më parë një foto, ku shfaqet poshtë pemës së një hurme në Elbasan.
“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”, shkruan Meta në diçiturë.
Sakaq, më herët sot Presidenti tha se të ditën e hënë, do të propozoj disa ide konkrete, për zhvillimin e referendumit, që sipas tij do të jenë qytetarët ata që do i japin zgjidhje ngërçit të krijuar./abcnews.al